TË FALEMINDERIT SHUMË Z. RAGMI MUSTAFA!
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare me seli në Preshevë, z. Ragmi Mustafa doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook, z. Mustafa shkruan:
Sot, në Ditën e Përkujtimi të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, unë dhe Partia Demokratike Shqiptare i japim mbështetje “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol të përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, të propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.
Kjo masakër ndaj njerëzve të pafajshëm zgjoi ndërgjegjen dhe vetëdijen ndërkombëtare që më pas filluan sulmet kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
Kujtojmë dhe nderojmë viktimat e Reçakut ndërsa i bëj thirrjeve institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar që të ndjekin dhe nxjerrin para drejtësisë ata që kryen këtë masakër dhe shumë masakra të tjera në Kosovë.
Kurrë nuk do të harrohet gjenocidi serb mbi popullin shqiptar!
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht z. Ragmi Mustafa dhe PDSH-në për këtë mbështetje domethënëse për ne, për arsye se vjen nga një parti politike që përfaqësoj pjesën e kombit shqiptar që vazhdon të përballet me format e ndryshme të diskriminimit racial dhe të gjenocidit.
Bardhyl Mahmuti- Kryetar
Adnan Asllani- Zëvendëskryetar