TË FALEMINDERIT SHUMË Z. RAMUSH HARADINAJ!

Njëri nga komandantët më të sukseshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politikan aktiv në procesin e shtetformimit të Kosovës, Kryeministër i disa Qeverive të Kosovës, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook, z. Haradinaj shkruan:

E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht z. Ramush Haradinaj dhe i është tepër mirënjohës për këtë mbështetje shumë të rëndësishme dhe për vullnetin e shprehur që kërkesë të jetësohet sa më parë!

Share this post