Të premten bëhet hapja e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur

Në këtë panair do të prezantohen edhe botimet e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, përmbledhja me poezi “Dritë mbi palgë” dhe romani “Eskadronët e vdekjes”

Ditën e premte më 16 dhjetor 2022, me fillim nga ora 11.00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, hapet edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.
Ngjarjet që do të zhvillohen në këtë edicion të panairit:

Hapja e panairit

E premte, 16 dhjetor 2022
(Dita e parë e panairit të librit)

Me datë 16 dhjetor 2022, me fillim nga ora 11.00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nis edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. Në këtë panair të librit do të paraqiten rreth 2 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur nga fusha e letërsisë, e gjuhësisë, e historisë, e etnologjisë, e etnografisë, e antropologjisë, e filozofisë, e eseistikes, e estetikës, e filmit, e teatrit etj. Po me rastin e hapjes së panairit, në bashkëpunim dhe bashkorganizim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, në orën 11.20 hapim ekspozitën Të ndarë, por të pashkëputur dhe ekspozitën me dokumente arkivore Dhimitër Pasko.

E premte, 16 dhjetor 2022
(Dita e parë e panairit të librit)

Me datë 16 dhjetor 2022, me fillim nga ora 13.00, në sallën e konferencave të “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, në bashkëpunim dhe bashkorganizim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, përurojmë librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare”. Flasin për librin: Bedri Islami, Shaban Sinani, Muhamet Mavraj, Abdulla Azizi.

E shtunë, 17 dhjetor 2022
(Dita e dytë e panairit të librit)

Me datë 17 dhjetor 2022, me fillim nga ora 11.00, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, në “Art Centër”, organizojmë tryezën “Drama shqipe”, me të ftuarit prof. dr. Haqif Mulliqi dhe prof. ass. dr. Emin Z. Emini.
Moderatore: Alketa Gashi Fazliu

E shtunë, 17 dhjetor 2022
(Dita e dytë e panairit të librit)

Me datë 17 dhjetor 2022, me fillim nga ora 14.00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizojmë orën poetike “Dritë mbi plagë”.
Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Dritë mbi plagë”.
Moderatore: Alketa Gashi Fazliu
Interpretues: Shqipe Bytyqi, Avni Dalipi, Alketa Gashi Fazliu, Vedat Haxhiislami

E shtunë, 17 dhjetor 2022
(Dita e dytë e panairit të librit)

Me datë 17 dhjetor 2022, me fillim nga ora 15.00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizojmë tryezën për romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti.
Flasin për librin shkrimtarë, studiues, kritikë, publicistë, ish-të burgosur në Burgun e Dubravës (përjetues të masakrës).
Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Eskadronët e vdekjes”.
Moderatore: Alketa Gashi Fazliu

E diel, 18 dhjetor 2022
(Dita e tretë e panairit të librit)

Me datë 18 dhjetor, me fillim nga ora 12.00, në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizojmë tryezën shkencore “Sfidat e botuesve”. Të ftuar botues nga Kosova.

E diel, 18 dhjetor 2022
(Dita e tretë e panairit të librit)
Me datë 18 dhjetor, me fillim nga ora 10.00-12.00, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me këtë Agjenci, organizojmë punëtorinë “Shërimi i materialit arkivor”.

E diel, 18 dhjetor 2022
(Dita e tretë e panairit të librit)

Me datë 18 dhjetor, me fillim nga ora 10.00-15.00, në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, në stendat e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, organizohet “Dita e dhurimit të librit” dhe bëhet pranim-dorëzimi i librave të dhuruar nga individë, shtëpi botuese, OJQ. për bibliotekat e shkollave të komunës së Prishtinës.
Ndihmëtarë materialë për organizimin e panairit:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës
Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës

Kush i ka mundësitë të vijë,

MIRË SE VJEN!

Share this post