TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Gjenevë, Më 25 maj 2023
Të nderuar familjarë të zonjës Miradije Maliqi,
Të nderuar miq,
Me dhembje të madhe morëm lajmin e hidhur për vdekjen e intelektuales, shkrimtares, humanistes dhe veprimtares së shquar të çështjes kombëtare, zonjës Miradije Maliqi.
Zonja Miradije Maliqi do të mbesë në kujtesën e të gjithë atyre që e kanë njohur si njeri i jashtëzakonshëm dhe këmbëngulëse në realizimin e të drejtave të plota kombëtare dhe njerëzore.
Edhe pse ishte në luftë me sëmundjen e rëndë, zonja Miradije Maliqi u angazhua në kuadër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” për të dhënë kontributin e saj për të sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtar dhe institucionet me rëndësi në skenën politike ndërkombëtare për krimin e gjenocidit që ka kryer Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Miradije Maliqin!
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur”
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar