Tubim përkujtimor në Zvicër, në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Më 15 janar, në Winterthur, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” me seli në Zvicër, organizoi tubim përkujtimor në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë.
Në tubim, i cili u hap me një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit serb, dhe pasoi me ndezjen e qirinjëve, pos referatit u deklamuan edhe poezi nga antologjia “DRITË MBI PLAGË”, qė shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë.
Folësit e këtij tubimi, në vazhdimësi poetencuan nevojėn dhe domosdonë që duhet bërë më shumë, që drejtësia për viktimat e gjenocidit serb të vendoset në vend, dhe Serbia të marrë dënimin e merituar!
Në këtë tubim, i cili qe i përkufizuar në numër, për shkak të masave qeveritare anticovid, u bë deklamimi premierë i komponimit muzikor – “NEVER AGAIN”, nga studentja e muzikës Aurora Haziri, e cila njëherit është edhe komponuesja e këtij HIMNI – HOMAZH.
Nga ky tubim, iu bë ftesë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb.

Share this post