U promovua romani “Eskadronët e vdekjes”

Wettingen – Zvicër, 6 mars 2022

Sot, në Wettingen të Zvicrës u bë promovimi romanit «Eskadronët e Vdekjes» i autorit Bardhyl Mahmuti.

Ky promovim u zhvillua përmes një bashkëbisedimi të autorit të romanit z. Bardhyl Mahmuti dhe të pranishmëve. Ky bashkëbisedim u drejtua nga Isuf Sherifi dhe Adnan Asllani. Ndërkaq Ramadan Avdiu mbajti një fjalë rasti përmes së cilës paraqiti një analizë të këtij romani duke i dhënë vlerësime të shkëlqyeshme.

Në bashkëbisedim me autorin e romanit morën pjesë shumë të pranishëm të cilët jepnin vlerësime për romanin por edhe shtronin pyetje të ndryshme rreth tematikës që e trajton ai.

Poeti e publicisti Mehmet Bislimi lexoi një pjesë të poemës së tij kushtuar epopesë së lavdishme të familjes Jashari.

Në fund autori i romanit, z. Bardhyl Mahmuti nënshkroi librat për të interesuarit.

Share this post