Unioni i Shqiptarëve në Kroaci përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, Unioni i Shqiptarëve në Kroaci e ka përkrahur kërkesën që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin e tyre thuhet:
Për të mos harruar kurrë!
Lulëkuqja me katër petale simbol unik i përkujtimit të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, nismë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, tashmë me përkrahje mbarëkombëtare, dhe jo vetëm!
Për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive, deri në plotnimin e detyrimit kombëtar për lulëkuqen simbol zyrtar shtetëror që të mos harrojmë kurrë!
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon Unionin e Shqiptarëve në Kroaci për këtë përkrahje të rëndësishme për ne.
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar