Urime 28 Nëntori!

Të dashur shqiptarë,
Në këtë datë të kurorëzimit të sakrificave për avancimin e të drejtave tona kombëtare, përkujtojmë heronjtë dhe dëshmorët e kombit që ranë në luftë për realizimin e aspiratave tona liridashëse.
Krahas përkujtimit të atyre që me veprat e veta u bënë frymëzim i përhershëm për mobilizimin e energjive kombëtare, nuk duhet të harrojmë për asnjë çast të gjitha viktimat e gjenocideve të njëpasnjëshme që janë kryer ndaj shqiptarëve në Ballkan.
Prandaj le të jetë ky 28 Nëntor edhe në funksion të reflektimit për angazhimet tona drejt ndriçimit të plotë të krimit të gjenocidit që kemi përjetuar dhe përpjekjeve për të çuar drejtësinë në vend!
Më 28 nëntor 2022
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Share this post