Valon Murati mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka mbështetur kërkesës të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Ai këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në facebook duke e shpërndarë flyerin në të cilin shkruan “Unë e mbështes kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë”.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë e falënderon zotin Murati dhe Lëvizjen për Bashkim për këtë mbështetje.