Veprimtari e frytshme gjatë vizitës në Kosovë

Përveç takimeve zyrtare me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, kryetari dhe zëvendëskryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” zhvilluan takime me Sabri Kiçmarin, Drejtuesin e Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës; me Bujar Dugollin, profesor dhe anëtar i Senatit të Universitetit të  Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe me Enver Dugollin, i mbijetuar i gjenocidit në Burgun e Dubravës; me Bilall Sherifin, i cili në vitin 2019 prezantoi projekt rezolutën për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe udhëhoqi komisionin parlamentar për miratimin e kësaj rezolute dhe me Halil Selimin, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare; me Dr. Nusret Pllanën, historian e publicist i njohur, i cili njihet edhe për grumbullimin dhe publikimin e shumë fakteve për gjenocidin në Kosovë.

Të shoqëruar nga Mehmet Prishtina, kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Bardhyl Mahmuti dhe Adnan Asllani bënë homazhe në Qendrën përkujtimore “Bllaca 1999”, që simbolizon njërën nga dëshmitë e spastrimit etnik të Kosovës gjatë zbatimit të gjenocidit në periudhën 1998-1999.

Share this post