Veprimtarja e shquar Gjejlone Haradinaj përkrahë kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë
Zonja Gjejlone Haradinaj, bashkëveprimtare dhe bashkëshorte e luftëtarit të shquar të UÇK-së, komandant Nasim Haradinajt, i cili padrejtësisht mbahet në burgun e Hagës, ka dalë në mbështetje të kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Përkrahjen e saj zonja Gjejlone Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social facebook.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht Gjejlone Haradinajn për mbështetjen e saj me vlerë të madhe për ne.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar