Veprimtarja e shquar Shpresa Sinani mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Veprimtarja e shquar e Çështjes Kombëtare Shqiptare dhe nëna e heroit të kombit Visar Sinani mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë!
Shpresa Sinani është bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ramadan Sinani.
Në një postim në llogarinë e saj në facebook ajo i ka dhënë mbështetje të plotë kërkesës të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” i ka dërguar institucioneve të Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Ky është postimi i saj i plotë:
Plotësisht e përkrahu idenë e publicistit dhe atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare, z. Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit serb në Kosovë!
RESPEKT!
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Zonjën Sinani për këtë mbështetje.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar