Mundësi të lehta për t’u pajisur me librin «Eskadronët e Vdekjes»

Një kontigjent i ri prej njëmijë ekzemplarëve të librit «Eskadronët e vdekjes» tashmë ka mbërritur në Zvicër dhe është në pritje për të ardhur në duart e lexuesve. Transportimi i librit është bërë nga kompania ELIOTTRANS (https://eliottrans.ch) me pronar Vesel Ilazi e cila këtë kontigjent dhe kontigjentin e mëhershëm të dhjetorit 2020 i ka bërë pa pagesë. Me këtë rast Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» i shpreh mirënjohje kompanisë ELIOTTRANS dhe z. Ilazi, dhe falënderon atë për kontrubutin e dhënë.

Gjithashtu, me ndihmën e Konsullatës së Kosovës në Stutgart, libri «Eskadronët e vdekjes» ka mbërritur edhe në Gjermani. Nga ky vend, aktivisti i Qendrës Kushtrim Hadërgjonaj, do të dërgojë librin me postë, për të gjithë ata që do të porosisin atë përmes faqes së Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» (https://kosovogenocide.com/shop/).

Meqenëse për Gjermani dhe në vendet tjera, dërgimi me postë do të bëhet nga Gjermania përmes kompanisë DHL, është krijuar mundësia që të të dërgohet me çmim të lirë, duke filluar nga CHF 4.– (brenda Gjermanisë). Çmime të lira të transportit, përmes kësaj kompanie, vlejnë gjithashtu edhe për vendet e Bashkimit Evropian si dhe vendet tjera, duke përfshirë SHBA-të, Kanadën, Australinë e deri në Japoni. Në Zvicër, ndërkaq transporti bëhet përmes postës zvicerane.

Për ata që duan ta marrin librin në formën elektronike, të përshtatshëm për ta lexuar në formatin PDF ose në EPUB, e kanë këtë mundësi duke kursyer kështu gjysmën e çmimit të librit dhe shpenzimet e transportit. Përveç kësaj, versioni elektronik ofron edhe mundësinë që sapo të paguhet me kartelë krediti, ju do të keni qasje të menjëhershme në lexim.

Hidhjani një sy dyqanit online të Qendrës «Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur» dhe ju aty do të gjeni edhe libra tjerë, shumë nga to edhe falas.

Vlenë të theksojmë se të gjitha të hyrat nga shitja e librit, do të përdoren për aktivitetin e Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur». Autori Bardhyl Mahmuti, por edhe autorët tjerë nuk pranojnë kurrëfar kompenzimi nga shitja e librit. Kështu pra, duke blerë libra dhe artikuj tjerë, ju e ndihmoni Qendrën «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» për të zhvilluar veprimtarinë e saj.

Ky është linku: https://kosovogenocide.com/shop/

Për të gjithë ata që duan të bëjnë porosinë përmes telefonit, mund të drejtohen në këtë numër: +41 76 268 12 14 (Tel./Viber/Whatsapp).

Share this post