Në përvjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, sjell ribotimin e librit poetik „DRITË MBI PLAGË“

Me rastin e Ditës së Gjenocidit, 15 janar, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, sapo rishtypi sprovën antologjike me poezi – „Dritë mbi plagë”.

Siç është thënë dhe shkruar edhe më parë, ky libër tematizon gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët. Është homazh artistik ndaj të gjitha viktimave. Në të janë përfshirë poezitë e 51 poetëve shqiptarë, kryesisht poezi të reja, të dërguara në Qendër enkas për këtë përmbledhje dhe të përzgjedhura nga një ekip vlerësues. Libri ka për qëllim zgjimin e vëmendjes dhe ndëshkimin nga ana e drejtësisë.

Qendra falënderon të gjithë ata që u angazhuan dhe ndihmuan rishtypjen e librit, i cili financua nga një donacion i z. Nagip Memedi, afarist nga Zvicra.

 

Share this post