Reagim i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

KRIMI I GJENOCIDIT NUK AMNISTOHET KURRË!

Thellësisht të brengosur me përpjekjet nga ana e disa personaliteteve publike për të njollosur pastërtinë e luftës sonë çlirimtare dhe për të amnistuar kryerësit e gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë po rikujtojmë se:

  • Në ditën kur populli shqiptar përkujtojmë Masakrën e Mejes si njërin nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit në Kosovës, me keqardhje të madhe konstatojmë se edhe pas dy dekadash nga koha kur në Kosovë shteti serb kreu gjenocid, drejtësia nuk ka ngadhënjyer!
  • Mbi dhjetë mijë familje të 1‘392 fëmijëve të vrarë, të 1‘739 grave të vrara dhe të mijëra civilëve të tjerë të të gjitha moshave që u vranë gjatë luftës në Kosovë presin drejtësi; Mbi njëzet mijë gra shqiptare ndaj të cilave u përdor dhunua seksuale presin drejtësi, ndërkaq Serbia vazhdon të mohojë kryerjen e këtij
  • Në funksion të mohimit të vërtetësisë së gjenocidit, shteti serb zhvarrosi me mijëra viktima civilësh dhe u përpoq të zhdukte gjurmët e krimit. Krahas zhvarrosjes së viktimave civile, Serbia rrëmbeu me mijëra qytetarë shqiptarë që t’i përdorte si monedhë kusuritjeje. Mbi 1‘600 familje shqiptare, të cilat ende nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre, presin drejtësi.
  • Lista e krimeve të pandëshkuara të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë është shumë e gjatë.
  • Gjenocidi në Kosovë është një plagë e hapur që kërkon trajtim të drejtë! Mohimi i tij paraqet fyerje të rëndë ndaj viktimave, ndaj familjarëve të tyre dhe kombit ndaj të cilit është kryer
  • Deklaratat që njollosin luftën çlirimtare të Kosovës dhe ato që kërkojnë të amnistohen kriminelët që kryen gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës kanë të njëjtin qëllim: të shfajësojnë Serbinë!
  • Qoftë në aspektin njerëzor, qoftë sipas të drejtës ndërkombëtare, krimet i gjenocidit nuk vjetërsohen asnjëherë dhe askush nuk mund t’i amnistojë shkaktarët e kësaj plage të madhe të popullit tonë!
  • Ballkani Perëndimor ka nevojë për paqe, por ardhmëria paqësore nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra dhe mohim të krimeve. Mohimi i gjenocidit minon ndërtimin e paqes së qëndrueshme!
  • Njohja, pranimi dhe dënimi i gjenocidit në Kosovë ndihmojnë në shërimin e plagëve të hapura dhe mundësojnë që një ditë të bëhen realitet premtimet e shpeshta për “KURRË MË GJENOCID”!

Gjenevë, 27 prill 2020

QENDRA “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”

Share this post