Në 7-vjetorin e themelimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”
Duke parë se 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, shteti i Kosovës nuk kishte një qëndrim zyrtar për natyrën e krimit që kishte kryer Serbia ndaj kombit shqiptar, me nismën tonë, më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e forcave serbe të kryera gjatë viteve 1998-1999 u cilësuan si krim i gjenocidit dhe përcaktoi 15 janarin, si Dita a Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë.
Për shkak të gjendjes së rënduar nga pandemia me virusin SARS-CoV-2, aktivitet e qendrës u reduktuan vetëm në publikime të librave dhe shkrimeve për të hedhur dritë mbi akte të ndryshme gjenocidale që kishin për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si të tillë.
Pas përfundimit të masave të imponuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të parandaluar rrezikun e përhapjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, më 16 nëntor të vitit 2022, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” u drejtoi kërkesën publike institucioneve shtetërore dhe atyre partiake të Kosovës që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Kërkesa jonë gjeti një mbështetje të fuqishme mediale dhe brenda javës opinioni publik u sensibilizua në një shkallë të lartë. Në kuadër të frymës që u krijua, më 24 nëntor Kuvendi Komunal i Prishtinës në mënyrë unanime solli vendimin nëpërmjet të cilit mbështeti kërkesën që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Menjëherë pas tyre vijuan vendimet e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Mitrovicës, Hanit të Elezit, Shtimes, Vitisë, Skënderajt, Gjakovës, Rahovecit, Kaçanikut, Deçanit, Vushtrrisë, Prizrenit, Malishevës, Drenasit, Klinës, Junikut, Suharekës, Lipjanit, Podujevës dhe Gjilanit.
Përveç vendimeve në nivel komunal, nismën tonë e mbështetën udhëheqës të partive politike dhe institucioneve shtetërore të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës si: Fatmir Limaj, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, BehgjetPacolli, Dardan Molliqaj, Valon Murati, Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës; Arben Gashi; politikania, ekonomistja dhe filozofja e njohur shqiptare, Mesila Doda; Ish Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe shkrimtari i njohur z. Namik Dokle; Rafis Aliti, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i njohur gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni si “Komandant Mësuesi”, deputet i Kuvendit të Maqedonisë dhe nënkryetar i saj në disa legjislatura; Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare me seli në Preshevë, z. Ragmi Mustafa; Ish Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zoti Faton Peci etj; deputetë të Kuvendit të Kosovës…
Në përkrahje të nismës që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë dolën:
Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, Kolegji AAB, Kolegji UBT, Instituti i Historisë së Kosovës, Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”, Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Deçan, Universiteti POLIS në Tiranë, Fakulteti i Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare me seli në Shkup e kështu me radhë.
Mobilizimi që karakterizoi hapësirën tonë gjithëkombëtare bëri që të ketë edhe mendime të tilla, të cilat më shumë krijonin huti sesa që kishin për qëllim gjetjen e ndonjë përgjigjeje të duhur për këtë çështje. Për këtë arsye, në vlugun e mbështetjeve që vinin nga katër anët e globit, u detyruam të bënim disa reagime sqaruese, madje edhe me ton polemik ndaj tendencave për të penguar realizimin e projektit që Kosova të ketë simbolin unik për të përkujtuar viktimat e gjenocidit.
Në kontekst të këtyre polemikave, reagoi edhe akademik Rexhep Qosja, i cili deklaroi se nuk ka çka i shton asgjë më tepër argumenteve sqaruese të kësaj kërkese dhe e mbështet tërësisht. Pas akademik Qosjes, nismën tonë e përkrahu historiani HakifBajrami; profesori i historisë së artit Dr. Hivzi Muharremi; akademiku Arsim Bajrami; profesori universitar, Blerim Reka aktualisht ambasador i Kosovës në SHBA; Dr. Shkëlqim Millaku; Afrim Hoti ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës; Kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës pas çlirimit të vendit (1999-2005) Adem Gashi (poet, romansier, tregimtar e eseist, autor i 27 librave dhe i 170 teksteve për këngë, kryesisht për dëshmorët e heronjtë e UÇK-së; profesori i historisë në Universitetin e Tetovës, Zoti Ilir Memedi; shkrimtari i njohur Virion Graçi, shkrimtari dhe diplomati i njohur Besnik Mustafaj, shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur z. Enkel Demi; shkrimtari dhe diplomati Mustafë Xhemaili; shkrimtari dhe piktori Gani Bytyqi; poeti Hasan Qyqalla; shkrimtarja Ismate Selmanaj Leba, me origjinë shqiptare nga Durrësi, që ka emigruar para tri dekadash në Itali, e cila e ka përkthyer romanin “Eskadronët e vdekjes” në italisht; shkrimtarja e njohur MigenaArllati; skulptori i shquar Mal Myrtaj; publicisti Ilir Kulla; publicisti Hazir Mehmeti; Shqiptar Adem Demaçi, doktor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës; intelektualja dhe veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare, Saime Isufi; Rasim Selmanaj, shkrimtar dhe publicist, i burgosur politik; Agron Kuçi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetar i Komunës së Junikut në tri mandate;Dijana Toska, juriste, gazetare, producente, humaniste dhe intelektuale par excellence e njohur si fituese e çmimit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, e çmimit “Mbretëresha Teuta”, për kontribut në avancimin e pozitës së femrës shqiptare në botë dhe e shumë titujve prestigjiozë, producente e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”, autore dhe ideatore e projektit “Himni i Nënë Terezës”; veprimtarja e njohur Shukrije Ramadani; e mbijetuara e krimit të gjenocidit, Vasfije Krasniqi; Shpresa Sinani, Veprimtarja e shquar e Çështjes Kombëtare Shqiptare në dhe nëna e heroit të kombit Visar Sinani si dhe qindra veprimtarë të kauzës sonë kombëtare; Arbër Agalliu, gazetar me origjinë shqiptare që ka emigruar në Itali me familjen e tij kur ai ishte 10 vjeç, i njohur për reportazhet e shumta për komunitetin arbëreshë në Italisë dhe humanist që angazhohet kundër diskriminimit racial; Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, Arjol Kondi; Avokati i njohur shqiptar në Italia, Gentian Alimadhi; Endrit Topalli, shtetas amerikan me origjinë shqiptare nga Shkodra, prokuror në Michigan të SHBA-së; Gazetarja me origjinë çame, Sonila Alushi; Juristi dhe gazetari Edison Balla; Qëndrim Rijani është regjisor shqiptar i teatrit, filmit dhe operës në Maqedoninë e Veriut;
Edhe personalitete të muzikës dhe sportit në përkrahje të nismës sonë, në mesin e së cilëve po përmendim artistët e mëdhenj si Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Genc Prelvukaj, Hysni Klinaku, Enkelejda Arifi, Grupi ELITA 5; sopranoja me renome botërore Elbenita Kajtazi, Blerim Grubi profesor në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Tetovës në fakultetin e arteve; Shkodran Tolaj etj.; Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana; Ragip Xhaka, ish i burgosur politik dhe baba i Taulant dhe Granit Xhakës, dy futbollistëve që kanë bërë historinë në futbollin zviceran e shqiptar;
Në përkrahje të kësaj nisme dolën Fondacioni “Hasan Prishtina”; Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu; OJQ “Jeta në Kastriot”; Radio Televizioni “Zëri i Kosovës në Danimarkë”; me propozimin e përfaqësuesit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë–Plagë e hapur”, Nufri Lekaj, Këshilli Shqiptar në Norvegji, i përbërë nga 22 organizata dhe shoqata shqiptare, e përkrahu nismën; Federata e Paqes Universale për Kosovë; Shoqata VATRA Queens nga Amerika; Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta “Dielli”; Atdhetari i shquar nga SHBA Ekrem Bardha; Shoqëria Shqiptare ILIRIA në Lyon të Francës; Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” në Gjakovë; Shoqëria Kulturore dhe Artistike Shqiptare “Xheladin Zeqiri” nga Tetova; Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut; Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “ARBËRIA”; Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës; Shoqata Kulturore Shqiptare TEUTA në Stokholm; “Shoqata 2 Krenare” që vepron në Fürstenfeldbruck të Gjermanisë; OJQ “For new life Kosovo”; Shoqata Kulturore Shqiptare “SHARRI” nga Waldkirch të Zvicrës; Fondacioni “SONS OF EAGLE” nga Kanadaja; Unioni i Shqiptarëve në Kroaci; Besa Fondation-Gjermani;
Madje kërkesa që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë u mbështet edhe nga intelektuali danez Niels Henrik Hooge; regjisorja dhe aktivistja norvegjeze Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi; gazetarja dhe shkrimtarja nga Galicia e Spanjës, Ana Expósito Valle; aktori i njohur spanjoll Miguel Angel Garzon Utrilla.
Duke parë interesimin e madh për simbolin e gjenocidit (lulëkuqen me katër petale), në dhjetor të vitit 2022, Kryesia e Qendrës vendosi që të bëjmë porosinë e kontingjentit të parë prej 10 mijë lulëkuqe, të cilat u shpërndanë në kuadër të shënimit të 15 Janarit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë. Për t’u përgjigjur kërkesave të shumta për lulëkuqen me katër petale, një muaj më vonë, në janar të vitit 2023, porositëm edhe kontingjentin e dytë prej 10 mijë lulëkuqesh.
Në kuadër të përgatitjeve të shënimit të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë më 15 janar të vitit 2024, në tetor të vitit 2023 porositëm kontingjentin prej 36 mijë lulëkuqe.
Në kontekst të sigurimit të simbolit të gjenocidit, po përmendim se gjatë vitit 2025 Ndërmarrja FLEXPRINT na ka dhuruar 5000 copë (2000 në muajin prill dhe 3000 në muajin shtator), ndërsa nga mjetet e grumbulluara nga anëtarët dhe donatorët e Qendrës. janë blerë 10 mijë copë.
Në vitin 2026 Qendra ka siguruar kontingjentin prej 12 mijë copësh, ndërsa Ndërmarrja FLEXPRINT na ka dhuruar 4000 copë.
Me një fjalë, gjatë 3 vjet e 4 muaj, Qendra ka siguruar 87 mijë simbole të gjenocidit, 80 mijë prej të cilave tanimë i ka shpërndarë.
Në kuadër të mobilizimit tonë për të sqaruar qëllimet e Qendrës dhe domethënien e simbolit të gjenocidit, me dhjetëra orë intervista televizive në pothuajse të gjitha televizionet e Kosovës kanë dhënë kryetari, zëvendëskryetari, sekretari e anëtarë të tjerë të Kryesisë së Qendrës.
Përgatitja dhe shënimi i Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë ka qenë një aktivitet i vazhdueshëm Qendrës. Që nga themelimi i Qendrës, janë organizuar një numër i konsiderueshëm manifestimesh në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës. Në të gjitha manifestimet qendrore të mbajtura në Prishtinë, gjithmonë ka pasur përfaqësues të kryesisë që kanë udhëtuar enkas për mbarëvajtjen e këtyre manifestimeve. Në këtë kontekst vlen të theksohet fakti se zëvendëskryetari, Adnan Asllani, ka marrë pjesë në pesë nga gjashtë manifestimet qendrore në Kosovë, dhe në të gjitha rastet është shfrytëzuar hapësira mediatike për të sqaruar qëllimet e angazhimeve të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë–Plagë e hapur”.
Përveç manifestimeve në Kosovë, Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë është organizuar edhe në Norvegji, Suedi, Danimarkë, Spanjë, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, SHBA, Zvicër dhe Maqedoni.
Nëse merret parasysh tërësia e punës që është bërë rreth sensibilizimit për të pasur një simbol unik për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Kosovë, mund të kuptohet më drejtë si ndodhi që më 15 janar 2026, të gjithë bartësit e institucioneve shtetërore përkujtuan këtë ditë me simbolin e gjenocidit-lulëkuqen me katër petale.
Na lejoni që në këtë kontekst t’i falënderojmë donatorët e Qendrës, pa kontributin e të cilëve nuk do të kishim mundur të realizonim projektin e lartpërmendur.
Në periudhën ndërmjet janarit 2021-prillit 2026, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka publikuar dhe ribotuar tri herë romanin “Eskadronëve të vdekjes” (janar 2021, maj 2022, prill 2024, prill 2025) dhe “Dritë mbi plagë” (janar 2020, janar 2023 dhe maj 2025); në shkurt të vitit 2026 botoi librin me poezi “Ëndërr në zarf”, të poetit të mirënjohur Ismail Syla, ndërkaq më 17 prill 2026, në ditën e përkujtimit të 27-vjetorit të krimit të gjenocidit në Poklek të Vjetër, boti romani “Revolta e Syzifit” të autorit Bardhyl Mahmuti që i kushtohet kryesisht kësaj tragjedie.
Me iniciativën e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Zeri Atdheut”, në Montebelluno të Italisë dhe me mbështetje financiare edhe të shoqatave dhe veprimtarëve shqiptarë në Itali, Zvicër dhe Kosovë, romani “Eskadronët e vdekjes” u përkthye në italisht, u botua dhe u shpërndanë falës 1000 ekzemplarë.
Ky roman është përkthyer në turqisht dhe është botuar në Turqi.
Me iniciativën e Shoqatës Shqiptare Iliria në Lion të Francës, u siguruan mjetet financiare për përkthimin e “Eskadronët e vdekjes” në gjuhën frënge. Në të ardhmen e afërt do të shqyrtojmë mundësitë sesi të gjenden mundësitë për t’ua ofruar lexuesve këtë roman në gjuhën frënge, angleze, gjermane dhe greke.
Gjatë kësaj periudhe, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka organizuar me dhjetëra përurime librash në Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Norvegji, Danimarkë, Suedi, Gjermani, Itali dhe Francë në të cilat tërësia e vëmendjes është përqendruar në domosdoshmërinë e mobilizimit rreth ndriçimit të plotë të krimit të gjenocidit.
Në këtë përvjetor të themelimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” duam të falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe ftojmë të gjithë shqiptarët që të bashkohen me ne duke u bërë pjesë e jona. Vetëm të bashkuar ne mund të arrijmë qëllimin tonë për ngadhënjimin e drejtësisë. Andaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme thirrja:
BËHUNI PJESË E QENDRËS “GJENOCIDI NË KOSOVË-PLAGË E HAPUR”!
Gjenevë, 30 qershor 2026
