Kuvendi Komunal i Prishtinës mbështet kërkesën që Lulëkuqja të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mënyrë unanime e mbështetë kërkesën që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Me iniciativën e Këshilltarit të Nismës Socialdemokrate të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës z. Endrit Zabërgja, propozoi të futet në rend të ditës iniciativën publike nëpërmjet të cilës Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” u është drejtuar institucioneve shtetërore dhe forcave politike të Kosovës me kërkesë që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Pas miratimit që të futet në rend të ditës, z. Endrit Zabërgja lexoi argumentimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” në të cilën sqarohet hollësisht përmbajtja dhe domethënia e loges së lartpërmendur.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës e përkrahën përmbajtjen e kësaj logoje, si logo gjithëpërfshirëse e gjenocidit në Kosovë dhe e miratuan pa asnjë votë kundër, që kjo mbështetje t’u përcillet institucioneve shtetërore të Kosovës, që të dalim sa më parë me këtë simbol si simbol të vetëm përkujtimor për gjenocidin në Kosovë.

Share this post