Përfundon botimi në vazhdime i librit të autorit Bardhyl Mahmuti “Krimi i gjenocidit- Aspekte teorike dhe studime rastesh”
Të dashur miq,
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe përfundimit të zbatimit të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” filloi publikimin e një pjesë të konsidereshme të librit të Bardhyl Mahmutit të titulluar “Krimi i gjenocidit- Aspekte teorike dhe studime rastesh”.
Për herë të parë lexuesit shqiptarë kanë pasur mundësi të informohen:
- për zhvillimet në kuadër të OKB-së dhe vështirësitë që e karakterizuan procesin e miratimit të Konventës për Gjenocid;
- për përkufizimin e drejtë të krimit të gjenocidit;
- për ndikimin negativ të përkthimit jo të saktë të përkufizimit të gjenocidit nga serbishtja në shqip;
- për gabimet e shumta terminologjike lidhur me krimin e gjenocidit;
- për ndikimin e madh negativ që mund të kenë juristë dhe historianë, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, në përhapjen e pasaktësive rreth krimit të gjenocidit;
- për tekstet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare që nuk përmenden fare nga juristët shqiptarë;
- për domosdoshmërinë e harmonizimit të terminologjisë për të shmangur shfajësimin e Serbisë për zbatimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës;
- për mënyrën si duhet të trajtohen aktet gjenocidale që të ndriçohet në aspektin shkencor gjenocidi që kemi përjetuar si shqiptarë dhe
- për shumë aspekte të kësaj çështjeje që janë të rëndësishme për juristë, historianë, politikanë, gazetarë dhe intelektualë të fushave të ndryshme shoqërore.
Të gjitha pjesët e botuara deri tani mund t’i lexonin në:
Bardhyl Mahmuti: Krimi i gjenocidit (Aspekte teorike dhe studime rastesh)
Shpresojmë që së shpejti t’u ofrojmë lexuesve veprën e plotë, me shtojcën e dokumenteve të domosdoshme për studiuesit e krimit të gjenocidit.
Me respekt
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”